Në 5 pyetje “Islami në Argjentinë”
Në këtë artikull të serisë “Islami në Botë” do të trajtojmë Argjentinën, shtetin me numrin më të lartë të popullsisë Muslimane në Amerikën Latine. Në këtë artikull mund të gjeni përgjigjet e pyetjeve si: Si arriti Islami në Argjentinë? Sa Muslimanë jetojnë në Argjentinë? Cilat xhami dhe personalitete gjenden aty? Cilat janë problemet me të cilat përballen Muslimanët?
Sa është numri i popullsisë Muslimane në Argjentinë?
Ashtu si në shumë shtete të botës, në Argjentinë feja ndikon shumë në formimin e kulturës dhe traditave. Edhe pse në këtë shtet të Amerikës Latine në të cilin mbizotëron liria e fesë dhe besimit nuk ka asnjë fe zyrtare, qeveria i’u siguron disa privilegje katolikëve. Siç mund të kuptohet nga kjo, shumica e popullatës përbëhet nga katolikët. 11.3% e popullatës përbëhet nga ateistët dhe agnostikët, 9% nga protestantët. Megjithëse shifrat e sakta nuk dihen, thuhet se myslimanët përbëjnë 1% të popullsisë së vendit, gjë që tregon se popullsia e pakicës myslimane në Argjentinë është afër gjysmë milioni. Kjo shifër është rritur deri në 900,000 nga disa burime të besueshme si Enciklopedia Islame e TDV (Türkiye Diyanet Vakfı).
Kur dhe si arriti Islami në Argjentinë?
Është bërë e ditur që grupi i parë Musliman në vend u shfaq në shekullin e 16-të dhe përbëhej nga ata që braktisën Andaluzinë dhe migruan në Amerikën Latine. Por migrimet që sollën praninë Muslimane në këtë shtet filluan në mesin e shekullit të 20-të. Myslimanët nga mesi i këtyre emigrantëve, të cilët kryesisht vinin nga Siria dhe Libani, populli argjentinas i përkufizonte si “Turq”. Në ditët e sotme mund të shohim që në këtë shtet jetojnë rreth 3.5 milionë emigrantë Arab.
Cilat janë xhamitë më të njohura të Argjentinës?
Në Argjentinë gjenden shumë struktura Islame. Më e njohura prej tyre është ‘Qendra Kulturore Islame e Mbretit Fahd’. Siç kuptohet nga emri, përdoret si xhami dhe qendër kulturore. E hapur në vitin 2000, kjo xhami është ndërtuar si dhuratë e qeverisë Saudite për Argjentinën. Kjo qendër e cila bart rëndësinë e të qenit xhamia më e madhe në Amerikën Latine, ka një mesxhid me kapacitet për 1200 burra dhe 400 gra. Veç kësaj, në kuadër të kësaj qendre funksionon edhe konvikti me kapacitet për 50 nxënës.
Xhamia ‘Al Ahmad’ e cila gjendet në kryqytetin Buenos Aires është xhamia e dytë më e vjetër në vend.
Në fund, një nga xhamitë e njohura në vend është edhe ‘Qendra Islame Argjentinase’ e njohur si CIRA (Centro Islamico Republica Argentina).
Cilët janë personalitetet më të rëndësishme që kontribojnë në emër të Islamit në Argjetinë?
Në këtë shtet të Amerikës Latine nuk gjendet ndonjë njeri që shquhet për kontributin e tij në emër të Islamit. Studimet islame në përgjithësi kryhen në Qendrat Kulturore Islame, të cilat i përmendëm në përgjigjen e pyetjes së mëparshme. Në veçanti, mund të themi se ‘Qendra Kulturore Islame Mbreti Fahd’ bart rëndësi të veçantë në këtë drejtim.
Cilat janë problemet me të cilat përballen Muslimanët në Argjentinë?
Mund të themi që sot Muslimanët në Argjentinë jetojnë një jetë të qetë. Edhe pse Muslimanët përbëjnë pakicën e popullsisë së këtij shtetit, qeveria përpiqet t’iu sigurojë lirinë e shprehjes dhe prektikimit të besimit të tyre, pa rënë pre e diskriminimeve. Por popullsia Muslimane është në rënie të vazhdueshme si pasojë e disa arsyeve. Nga arsyet më të mëdha është humbja e kulturës së të mësuarit Islamin dhe Gjuhën Arabe. Shumë nga Arabët që jetojnë në këtë shtet nuk dinë të flasin gjuhën e tyre. Veç kësaj, nuk ka tituj të mjaftueshëm për ata që gjuhë amtare e kanë Gjuhën Spanjolle.
Veçanërisht, numri i kopjeve të përkthimit të Librit tonë të Shenjtë, Kur’anit në këtë shtet është tejmase i ulët, thuajse nuk gjendet aspak. Njëkohësisht, i ulët është dhe numri i medreseve nëpër të cilat populli Musliman mund të ndjekë arsimin fetar. Disa Muslimanë në Argjentinë thonë që është e vështirë të praktikojnë fenë e tyre për shkak të mënyrës së portretizimit të Islamit nga ana e mediave. Krahas tërë këtyre vështirësive, është e mundur të thuhet që Muslimanët e Argjentinës gjenden në përpjekje të vazhdueshme për të jetuar sipas vlerave Islame.