Në 5 pyetje “Islami në Filipine”
Në këtë artikull të serisë “Islami në Botë” do të diskutojmë për Filipinet, shtetin e Azisë Juglindore i cili është i përbërë nga 7100 ishuj dhe përmban rreth 100 grupe të ndryshme etnike. Tani, le t’i kthejmë sytë nga pjesa myslimane që gjendet mes këtyre kulturave shumëngjyrëshe dhe të kërkojmë përgjigje për pyetjet që parashtrojmë për përqindjet e popullsisë, procesin e islamizimit, xhamitë e famshme, personalitetet e rëndësishme dhe problemet që ata përjetuan.
Sa Muslimanë jetojnë në Filipine?
Sipas regjistrimeve të bëra në vitin 2018, Filipinet përbëjnë 1.39% të popullsisë së botës me një popullsi prej 105,466,000 banorësh. Në këtë vend, i cili ka popullsinë më të madhe të krishterë në Azi, afërsisht 80% e popullsisë janë katolike dhe 15% janë myslimanë. 5% tjetër përfshin protestantë, budistë, anëtarë të disa sekteve lokale dhe paganë.
Kur dhe si arriti Islami në Filipine?
Kontakti i parë i Filipineve me Islamin ndodhi në shekujt IX dhe X, kur ata morën pjesë në tregtinë detare, e cila shtrihej nga Deti i Kuq deri në Detin Kinez dhe ishte kryesisht nën kontrollin e muslimanëve. Një tregtar mysliman me origjinë arabe erdhi në ishullin Jolo. Këtu, ai u martua me vajzën e një familjeje që i përkiste klasës sunduese dhe u bë arsyeja e pranimit të Islamit nga banorët vendas. Islami filloi të përhapet me shpejtësi atëherë kur sulltani i parë i Mbretërisë Sulu, Sherif Ebu Bekr el-Hashimi sistemoi Jolonë dhe ishujt përreth sipas parimeve Islame.
Cilat janë xhamitë më të njohura të Filipineve?
Xhamia më e madhe e Filipineve, Xhami Sultan Haji Hassanal Bolkiah është ndërtuar në qytetin Cotabato në vitin 2011. Kjo xhami, kubeja dhe minaret e së cilës janë të veshura me ar, ka kapacitet për të kryer adhurimet e tyre 15.000 adhurues në të njejtën kohë. Xhamia Dimaukom në qytetin Maguindanao tërheq vëmendje me ngjyrën e saj rozë. Kjo xhami mban këtë ngjyrë për të përfaqësuar paqen dhe dashurinë. Për të theksuar akoma më shumë unitetin dhe bashkimin, xhamia është ndërtuar nga punëtorë të Krishterë.
Cilët janë personalitete më të rëndësishme që kontribojnë në emër të Islamit në Filipine?
Një nga emrat e rëndësishëm në studimet islame në Filipine është Selamet Hashim, udhëheqësi i Frontit Çlirimtar Islamik Moro. I lindur më 7 Korrik 1942 në Pikit, Hashimi la në gjysmë shkollimin e mesëm dhe shkoi në Haxh. Familja e tij arriti të merrte lajm prej tij pas një viti të tërë. Pasi arritën mundësinë e kontaktit, ata mësuan që pasi kreu haxhin ai filloi të mësonte shkencat Islame nga Shejh Zavavi. Gjatë periudhës së studimeve ai ishte fokusuar tërrësisht në studimet e tij.
Ishte fokusuar aq shumë saqë kishte periudha në të cilat dobësohej dhe alivanosej nga mësimi i tepërt. Pas kthimit në Bangsamoro ai filloi të kontribojë për eliminimin e mungesës arsimore të shoqërisë Moro. Ai zu vendin e tij në mesin e liderëve më të shquar Muslimanë të cilët luftuan për liri pas masakrës në Jabidah. Pas vdekjes së Hashimit në vitin 2003 Murad Ebrahim u emërua lideri i ri i Frontit Çlirimtar Islamik Moro. Betejat për lirinë e Muslimanëve sot zhvillohen nga Murad Ebrahimi.
Cilat janë vështirësitë me të cilat përballen Muslimanët e Filipineve?
Problemi më i madh i muslimanëve në Filipine është pushtimi i rajoneve ku ata jetojnë nga ana e qeverive të tyre. Me konfiskimin e pasurive natyrore, këto rajone përjetuan periudha të vështira ekonomike, gjë që shkaktoi ngadalësimin e ritmit të rritjes së popullsisë. shtypja e vazhdueshme mbi popullatën muslimane paraqet një pengesë të madhe për praktikimin e adhurimeve të besimit të cilit ata i takojnë.