Në 5 pyetje “Islami në Zambia”
Cila është situata e Islamit dhe muslimanëve në Zambia, një shtet i hemisferës jugore që përjeton ditët e tij më të nxehta në kohën kur moti është i ftohtë në hemisferën veriore dhe tërheq turistët me natyrën e tij të gjelbërt, mundësitë e pasura të safarit dhe Ujëvarat e Viktorias që derdhen në lumin Zambezi? Le të përgjigjemi në pesë pyetje. Lexim të këndshëm!
Sa është popullsia Muslimane që jeton në Zambia?
Popullsia myslimane në Zambia, feja zyrtare e së cilës është Krishterimi, vlerësohet të jetë shumë më e lartë se numri 59,000 i dhënë në burimet zyrtare, pasi regjistrimi i fundit u krye në vitin 2014 dhe këto regjistrime nuk janë mjaftueshëm të besueshme. Përderisa kjo shifër nuk i përgjigjet as 1% të popullsisë së përgjithshme, muslimanët pohojnë se popullsia e tyre është ndërmjet 3 dhe 5 %. Përveç myslimanëve autoktonë, një pjesë e konsiderueshme e komunitetit musliman përbëhet nga indianë dhe pakistanezë, njerëz nga Lindja e Mesme dhe vise të tjera afrikane.
Kur u njoftua Zambia me Islamin?
Islami hyri në territorin e Zambisë në shekullin e 14-të përmes emirateve të krijuara nga tregtarët arabë përgjatë bregut të Afrikës Lindore. Migrimi i vërtetë musliman në vendin i cili u njoftua me Islamin, filloi në periudhën koloniale kur tregtarët që u vendosën në vendet fqinje në Malavi, Tanzani dhe Mozambik u larguan me kohë nga këto vende dhe erdhën në Zambi. Shumica e punëtorëve indianë të sjellë nga britanikët në tokat e njohura si Rodezia Veriore në atë kohë ishin myslimanë.
Cilt janë xhamitë më të njohura në Zambi?
Në vendin ku numri i xhamive rritet çdo vit, pastërtia dhe mirëmbajtja e xhamive tërheq vëmendjen. Xhamitë, të cilat janë shembull për të gjithë umetin me peshqirët e pastër, sapunët dhe qilimat aromatike në dhomat e abdesit, janë përplot me xhemat që e duan dhe mbështesin njëri-tjetrin si në namazet e përditshme ashtu edhe në namazet e xhumasë.
Disa xhami kanë medrese dhe shkolla fillore dhe të mesme që ofrojnë arsim islam. Në disa xhami lejohet ezani, ndërsa në shumicën e xhamive ezani lexohet brenda xhamisë. E vendosur në kryeqytetin Lusaka, Jaame Masjid është xhamia më e madhe në qytet. Xhamia Qendrore Chipata, e vendosur në shtetin Chipata, fqinj me shtetin musliman, Malavi, tërheq vëmendjen me arkitekturën e saj të ndryshme.
Vendosja e xhamisë dhe tempullit Hindu pranë njëra tjetrës në kryeqytetin Lusaka është treguesi më i qartë i jetesës paqësore të Hinduve dhe Muslimanëve me origjinë Indiane.
Cilat janë organizimet dhe personalitetet muslimane më të shquar të Zambisë?
Në krahasim me shumicën e vendeve, është i ulët numri i aktiviteteve të cilat kryhen në Zambia, shtet ky i cili njihet si i krishterë. Meqenëse administrata nuk i trajton me mirësi ngjarjet dhe takimet e mëdha, muslimanët më së shumti përpiqen të promovojnë veten dhe të dëgjohet zëri i tyre në disa aktivitete të organizuara nën emrin e punës bamirëse dhe dialogut ndërfetar.
IERA, e cila është një organizatë ndërkombëtare mësimore, po përpiqet në mënyrë aktive të ftojë njerëzit në Islam në pothuajse çdo qytet, veçanërisht në kryeqytetin Lusaka. Organizata thekson se numri i Zambianëve që konvertohen në Islam po rritet dita ditës. Muslim Sisters United International, nga ana tjetër, është një organizatë në shkallë të vogël, por efektive për gratë muslimane.
Megjithëse në vend jetojnë kryesisht muslimanë me origjinë indiane, imamët dhe edukatorët e rritur në mesin e popullatës vendase kanë një ndikim më të gjerë. Shejh Siddik Kaputula, i cili punon në Qendrën Islamike Bulangillio në qytetin e Kitwe, është një nga dijetarët e çmuar që u rrit në mesin e tyre. Ndërsa ishte shumë e zakonshme që klerikët e krishterë të predikonin fenë e tyre publikisht në Zambi, veçanërisht në autobusë, ishte e paimagjinueshme që një musliman të bënte të njëjtën gjë. Megjithatë, Shejh Siddik Kaputula ishte muslimani i parë që u shpjegoi Islamin pasagjerëve në autobus.
Sigurisht që në fillim u përball me reagimin negativ të priftërinjve dhe publikut, por falë stilit të tij të bukur të të folurit dhe sinqeritetit të tij, ai pushtoi zemrat dhe fitoi respektin edhe të priftërinjve. Videot e bukura të Shejhut mund t’i arrini në rrjetet sociale. Shejh Taha Chiwala, i cili ndërroi jetë në janar të vitit të kaluar, udhëzoi shumë myslimanë në rajonin e Makenit, ku jetojnë kryesisht myslimanë vendas, dhe shpjegoi Islamin. Shpesh dëgjojmë se imamët në mbarë vendin janë të dashur nga publiku dhe janë të shqetësuar dhe interesuar nga afër për problemet e xhemateve të tyre.
Cilat janë problemet me të cilat përballen Muslimanët në Zambia?
Populli i Zambisë është jashtëzakonisht tolerant ndaj muslimanëve. Popullsia e pasur dhe aktive myslimane është e njohur për bujarinë dhe përpjekjet e saj bamirëse. Larg problemit të islamofobisë që përjetohet në mbarë botën, muslimanët e Zambisë mund të rrisin të rinjë muslimanë të ndërgjegjshëm duke hapur shkolla fillore dhe të mesme që ofrojnë arsim islam. Falë certifikatave hallall të kontrolluara me kujdes dhe përpikshmëri, dita-ditës po rritet numri i restoranteve që shërbejnë ushqim hallall dhe produkte të tregut me certifikatë hallall po rritet.
Sigurisht, komuniteti musliman ka bërë përpjekje të durueshme për vite me radhë për të ndërtuar shkolla, medrese dhe xhami në vend. Prandaj, ata shmangin aktivitetet e mëdha dhe jetojnë me kujdes, me frikën e kufizimeve të mundshme dhe heqjes së të drejtave ekzistuese.
Për shkak të shqetësimeve të sigurisë që burojnë nga ligji, në procedurat ligjore assesi nuk pranohen fotografi me shami. (Njëkohësisht rrefuzohen edhe paruket, kapelet dhe aksesorët tjerë.)
Përderisa liria e veshjes dhe e adhurimit përjetohet plotësisht në rajonet ku myslimanët janë shumicë, në këtë rajon thuhet se varësisht nga shkollat dhe individët paraqiten probleme në kryerjen e adhurimeve, veçanërisht me bartjen e shamisë dhe namazin.