Islami Nëpër BotëFinlandë

Në 5 pyetje ‘Islami në Finlandë’

Çfarë ju vjen në mend nëse themi se është një nga vendet më të jetueshme në botë, i cili ka njohje globale me standardet e larta të jetesës dhe sistemin arsimor? Nëse do t’ju kishim thënë se ka një bregdet në Detin Baltik, ka aq shumë bukuri natyrore që nuk ngopeni duke i shikuar dhe se kryeqyteti i saj është Helsinki. Po, këtë herë ndalesa e serisë sonë ‘Islami në Botë’ është Finlanda. Le të shqyrtojmë Islamin në Finlandë në 5 pyetje:

Sa është popullsia muslimane në Finlandë?

Shumica e popullsisë 5.5 milionëshe të Finlandës janë të krishterë. Në Finlandë, ku liria e besimit ka qenë e disponueshme që nga viti 1923, 22% e popullsisë është ateiste. Dihet se numri i personave që e përkufizojnë veten si agnostikë apo jobesimtarë është në rritje. Sipas regjistrimeve të vitit 2016, muslimanët në Finlandë përbëjnë rreth 2.7% të popullsisë së përgjithshme. Sipas hulumiteve, në Finlandë, ku muslimanët janë kryesisht emigrantë, parashikohet që popullsia muslimane të arrijë në 15% deri në vitin 2050.

Kur dhe si erdhi Islami në Finlandë?

Dihet se Islami arriti në Finlandë përmes emigracionit. Muslimanët e parë në Finlandë ishin tatarët që emigruan në vend midis 1870 dhe 1920 për qëllime tregtare. Që nga shekulli i 20-të, numri i muslimanëve në vend ka filluar të rritet me shpejtësi për shkak të emigrimeve tjera. Numri i emigrantëve dhe muslimanëve në Finlandë u rrit ndjeshëm në fillim të viteve 1990. Më vonë, emigrantët e rinj filluan të themelojnë xhamitë e tyre. Në vitin 1996, këto grupe u bashkuan për të formuar Federatën Finlandeze të Organizatave Islamike. Vlerësohet se rreth 1000 finlandezë u konvertuan në Islam në këtë mënyrë. Fakti që gratë në vend martohen me burra muslimanë ka gjithashtu një rol efektiv në rritjen e popullsisë muslimane.

Cilat janë xhamitë më të famshme të Finlandës? 

Xhamitë e para në Finlandë filluan të ndërtohen nga muslimanët emigrantë. Edhe pse nuk ka shumë xhami në të për momentin, mund të themi se më së shumti xhami janë në Helsinki, kryeqytetin e Finlandës. Xhamitë më të njohura në Helsinki janë Xhamia Iman, Xhamia Dar’ul-Aman dhe Qendra Islamike e Helsinkit.

Cilat janë personalitetet dhe institucionet që bëjnë punë të rëndësishme në emër të Islamit në Finlandë? 

Studimet islame në Finlandë në përgjithësi kryhen përmes organizatave dhe shoqatave islame. Më e vjetra nga këto komunitete, Shoqata Islamike Fine, u themelua në vitin 1925 nga myslimanë emigrantë tatarë. Një tjetër shoqatë e spikatur në këtë kontekst është Shoqata Islamike Finlandeze, e cila u themelua në vitin 1987. Kjo organizatë ka mekteb në xhami dhe mësime të Kur’anit Famëlartë në Helsinki. Qendra Islamike e Helsinkit, e përmendur në përgjigjen e pyetjes së mëparshme, është komuniteti më i madh në Finlandë me 2000 anëtarë. Kurse shumica e këtyre organizatave ofrojnë shërbime shumëgjuhëshe, por gjuhët më të përdorura janë anglishtja dhe finlandishtja. Shërbimet fetare mbahen në gjuhën arabe.

Cilat janë problemet e muslimanëve në Finlandë? 

Finlanda është një vend ku njerëzit kanë të drejtën e lirisë së besimit. Çdokush mund të ndjekë çdo fe që dëshiron dhe të praktikojë fenë e tij si të dojë. Për këtë arsye, nuk mund të thuhet se muslimanët përballen me vështirësi të mëdha në Finlandë. Megjithatë, mund të themi se ekziston një problem i tolerancës ndaj muslimanëve në Finlandë. Në fakt, 62% e finlandezëve thonë se Islami nuk përputhet me kulturën dhe vlerat e Finlandës.

Përderisa 28% thonë se nuk mund ta pranojnë muslimanin si anëtar të familjes, disa thonë se nuk mund t’i pranojnë muslimanët si fqinjë. Përveç kësaj, sipas hulumtimeve, finlandezët janë një nga komunitetet me qëndrimet më të ashpra ndaj myslimanëve. Si rezultat, dihet se muslimanët ndonjëherë janë të ekspozuar ndaj gjuhës së urrejtjes. Aq sa kohët e fundit, për fat të keq, në muret e Xhamisë së Helsinkit janë shkruar edhe artikuj mbishkrime që përmbajnë urrejtje ndaj Islamit. Për këtë mund të thuhet se edhe në Finlandë shihet qartë probleme psikologjike si; ksenofobia dhe islamofobia. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button