Në 5 pyetje ‘Islami në Ukrainë’
Në këtë artikull të serisë ‘Islami në Botë’, do të lexoni për Ukrainën, një vend i ri me një popullsi prej 44 milionë banorësh që fitoi pavarësinë në vitin 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik.
Si arriti Islami në Ukrainë? Sa muslimanë jetojnë në Ukrainë? Cilat xhami dhe cilat figura të rëndësishme janë në Ukrainë? Cilat janë problemet me të cilat përballen muslimanët ukrainas? Këtyre pyetjeve do mund t’i gjeni përgjigje në artikullin tonë.
Sa është popullsia muslimane që jeton në Ukrainë?
Sipas të dhënave të OKB-së dhe Bankës Botërore, ka rreth 440,092 muslimanë në Ukrainë që nga viti 2017. Sot, ky numër llogaritet të jetë rreth 500,000. Për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014 dhe Luftës së Donbasit pranë Donetskut dhe Luhanskut, 750,000 muslimanë (përfshirë gjysmë milioni tatarë të Krimesë) jetojnë në një zonë që nuk është më nën kontrollin e Ukrainës.
Kur dhe si erdhi islami në Ukrainë?
Historia e Islamit në Ukrainë është paralele me historinë e përhapjes dhe zhvillimit të Islamit në gadishullin e Krimesë. Islami erdhi në Krime nëpërmjet tregtarëve muslimanë dhe sufijve (derivshëve) nga Azia Qendrore në shekullin VII. Në vitin 1239, kur rajoni ra nën sundimin e Perandorisë Altinordu, Islami filloi të përhapet me të madhe në këto troje. Kurse feja Islame u bë feja zyrtare e shtetit gjatë Principatës së Krimesë. Periudha kur islami ishte më i fortë në vend dhe kishte rritje të madhe ishte gjatë shekujve kur rajoni ishte nën sundimin osman.
Cilat janë xhamitë më të famshme në Ukrainë?
E ndërtuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, Xhamia El-Rahma është xhamia e parë me minare në Kiev dhe ndërtimi i saj zgjati rreth 20 ite. Një tjetër xhami e famshme është Xhamia e Sulltan Sulejmanit në qytetin e Mariupolit. Kjo xhami është ndërtuar nga një turk dashamirës në kujtim të Sulejmanit të Madhërishëm dhe Sulltaneshës Hyrrem.
Cilët janë personalitetet më të rëndësishme muslimanë në Ukrainë?
Në Ukrainë ka personalitete të rëndësishëm dhe institucione të rëndësishme që punojnë në emër të Islamit. Qendra Islamike dhe Kulturore El-Raid, e cila filloi aktivitetet e saj në Kiev në vitin 2000, është aktive me xhaminë qendrore të tyre që falen 5 kohë të namazit dhe xhamia mund të pranojë 3.000 persona në një kohë. Në xhami ka edhe mësime Kur’ani, kurse gjatë fundjavës ka edhe mësime për shkencat islame.
Programet e iftarit të Ramazanit, të cilat gjenden edhe në xhami të tjera, janë ndër shërbimet e ofruara për muslimanët në Ukrainë. Organizata të tjera të angazhuara në thirrjen islame janë Administrata Fetare e Muslimanëve të Ukrainës (UMMA), Unioni i Organizatave Joqeveritare Myslimane të Ukrainës dhe Unioni i Grave Muslimane të Ukrainës. Disa nga personalitetet që bëjnë thirrje islame në Ukrainë janë Niyara Mamutova, Said İsmagilov, Murat Suleymanov dhe Rustam Khusnutdinov.
Cilat janë problemet e muslimanëve në Ukrainë? A është bërë ndonjë gjë për zgjidhje?
Është e qartë se ksenofobia, veçanërisht islamofobia, është rritur kohët e fundit dhe është një problem i madh edhe në Ukrainë. Për të tejkaluar këto probleme, organizatat islame në vend bashkëpunojnë me institucione dhe organizata të ndryshme për të reduktuar islamofobinë në popullin e Ukrainës.